ASUS

ASUSTeK Computer Inc., e njohur si Asus, është një kompani shumëkombëshe kompjuterike dhe pajisje elektronike Tajvaneze me seli në Taipei, Tajvan. Produktet e saj përfshijnë desktop, laptopë, telefona celularë, kamera, pllaka amë "motherboard", servera, PC tablet dhe karta video. Slogani i kompanisë është: "Inovacioni frymëzues. Përsosmëria e vazhdueshme".

Asus është shitësi i pestë më i madh në botë i PC "kompjuterave" me shitjet e njësive 2012 (pas HP, Lenovo, Dell dhe Acer). Asus shfaqet në renditjen e BusinessWeek "InfoTech 100" dhe "Asia's Top 10 IT" dhe renditet i pari në kategorinë e Hardware IT të sondazhit të 10 markave globale të Tajvanit 2008 me një vlerë totale të markës prej 1.3 miliardë dollarësh.

Asus ka një listë kryesore në Bursën e Tajvanit dhe një listë dytësore në Bursën e Londrës.

Nuk ka produkte në këtë seksion